Sport

PSG sakrifikon Cavanin për sulmuesin e Arsenalit

Skuadra franceze, PSG gjatë verës së ardhshme pritet të shes sulmuesin uruguaian, Edinson Cavani

PSG ende nuk e ka humbur interesimin për sulmuesin e Arsenalit Alexis Sanchez, shkruan e përditshmja franceze, Le Parisien.

Ata do të tentojnë të arrijnë një marrëveshje me Sanchez për verën e ardhshme, pasi do të skadojë kontrata e tij me Arsenalin, ku do të transferohej si lojtarë i lirë.

Për t’i bërë vendin sulmuesit kilian, PSG do të detyrohet që të shes Edinson Cavanin, pasi është i detyruar të plotësojë kushtet e Fair Paly Financiar. /Express/