PSG ka nisur sulmin për Philippe Coutinhon. Francezët shpresojnë të mbyllin “makthin” e brazilianit në Camp Nou prandaj kanë nisur kontaktet me katalanasit.
Trajneri Thomas Tuchel do që ta marrë në formë huazimi 1-vjeçar dhe më pas ta blejnë në verë. Katalanasit duan 89 milionë për Coutinhon dhe nuk pranojnë marrëveshjet e tjera. Kjo pengon paksa kampionët e Francës që duhet të përmirësojnë bilancet financiare, pasi rrezikojnë të dënohen.
Plani i PSG për të gjetur paratë për Coutinhon është shitja e Edinson Cavanit dhe Thomas Meunier. Të dy së bashku mund të plotësojnë shifrën e kërkuar nga katalanasit.