PSG do t’i bëjë disa largime në fund të sezonit.
PSG është duke u hetuar nga FIFA dhe UEFA për shkelje të rregullit financiar, andaj do t’i bëjë disa largime.
Skuadra franceze do të tentojë ta rikthej bilancin pozitiv financiar, por kjo nuk do të thotë që ata nuk do të bëjnë transferime.
Manchester United ende nuk i ka ofruar kontratë të re Ander Herreras, ndërsa PSG ka shfaqur interesim.
Kontrata e spanjollit skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa ai ka kërkuar 200 mijë funte në javë nga ‘Djajtë e Kuq’.
Manchester United e ka refuzuar atë kërkesë, gjersa tani PSG është hedhur në sulm për t’i marrë shërbimet e tij. /Lajmi.net/