Sport

PSG konfirmon, Neymar do të operohet

Paris Saint-Germain ka konfirmuar që sulmuesi Neymar do t’i nënshtrohet një operimi këtë javë pas lëndimit që pësoi javën e kaluar.

Braziliani theu këmbën në ndeshjen kundër Marseille, për çka do të udhëtojë për në Brazil për të kryer ndërhyrjen mjekësore.

“Pas një trajtimi fillestar prej tre ditësh është marrë vendim që Neymar të operohet nga doktorët e klubit si dhe ekipit kombëtar të Brazilit”, ka njoftuar PSG.

Neymar do të mungojë në ndeshjen e kthimit në Champions League kundër Real Madrid, ndërsa se sa pritet të mungojë në tërësi klubi francez nuk ka konfirmuar asgjë.