Sport

PSG-ja largon një lojtar pas transferimit të Neymar? (Foto)

Blaise Matuidi është afër largimit nga Paris Saint Germain.
Juventus është duke kërkuar në treg një mesfushor dhe Blaise Matuidi është caku kryesor i italianëve.

Sipas “Premium Sport”, agjenti i lojtarit, Mino Raiola, është duke biseduar me “Zonjën e Vjetër” dhe i ka dhënë sinjale pozitive në arritjen e një marrëveshje sa më parë.

Raiola i ka komunikuar Juventusit se Paris Saint-Germaini janë duke menduar të ulin kërkesën për Matuidi dhe besohet se një ofertë prej 20 milionë eurove plus bonuse, do të ishte më se e mjaftueshme që PSG ta lë të lirë lojtarin.

Klubi francez transferoi Neymarin për një shumë rekord, 222 milionë euro dhe për këtë duhet të shesë lojtarë, për të respektuar rregullat e “Fair Play” financiar. /Gazeta Express/