PSG-ja i ka ofruar 10 milionë funte bonus Sanchezit nëse nënshkruan para kontratë me klubin francez në janar.
Paris Saint-Germain është duke planifikuar që t’i ofrojë Alexis Sanchezit 10 milionë funte bonus nëse nënshkruan para kontratë në janar, raporton Daily Express, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi i Arsenalit do të jetë i lirë verën e ardhshme dhe mund të joshet nga oferta e PSG-së që të arrijë marrëveshje në janar për t’iu bashkua më pas gjatë verës.
PSG i ofroi Sanchezit gjatë verës 275 mijë funte në javë, por nuk arriti të mbyllë transferimin.
Për ish sulmuesin e Barcelonës interesohen edhe Manchester City e Real Madridi. /Gazeta Express/