Edhe kur kemi pasur makinë shtypi, tastiera e saj ka qenë QWERTY. Dizajni i kësaj tastiere nuk ka ndryshuar as tash kur kemi kompjuterë dhe laptopë.
Kështu, kur e shohim se nuk ka ndryshuar forma e tastierës, pyesim: “Pse janë të dizajnuara si QWERTY dhe jo si ABCDEF?”.
Argumenti i parë është se shkronjat në tastierë janë radhitur ndryshe nga alfabeti për të reduktuar kohën që i nevojitet dikujt për të shkruar. Por, kjo nuk duket se është arsyeja e vërtetë.
Ka një tregim prapa krijimit të tastierës QWERTY. Sholes, personi që e dizajnoi këtë, u bazua në sugjerimet e operatorëve të Telegrafit. Iu deshën pesë vite që ta dizajnonte tastierën në këtë mënyrë, shkruan Gazeta Express.
Diku në vitet 1968, ai i radhiti kështu në tastierë:
2 3 4 5 6 7 8 9 –
A E I . ? Y U O ,
B C D F G H J K L M
Z X W V T S R Q P N
Më pas sipas ndryshimeve në teknologji tastiera ndryshoi në:
2 3 4 5 6 7 8 9 – ,
Q W E . T Y I U O P
Z S D F G H J K L M
A X & C V B N ? ; R
Dhe në kohën tonë moderne, tastiera është QWERTY, Z-ja është ndërruar me A. Kjo ishte bërë për shkak që të përdoreshin më shumë gishta për të shkruar. Tani shkrimi në tastierë është bërë edhe më i lehtë dhe më argëtues!
Kjo nënkupton se, për të futur gjithë gishtat në funksion në tastierë dhe për të rritur shpejtësinë e shkrimit të fjalëve, tastiera ka këtë radhitje siç e ka sot.
Nëse nuk do ta kishte kështu, fjalët që do të shkruante dikush do t’i nevojitej më shumë kohë për t’i shkruar. /Gazeta Express