Ndarja e çiftit Albi Nako dhe Klaudia Pepa vazhdon të bëjë zhurmë në media.
Pas videomesazhit, ku Klaudia e cilësoi Albin si ‘Vëllain e saj të madh’ historia e tyre u rikthye në qëndër të vëmendjes.
Pas video mesazhit që u transmetua në emisionin ‘Rudina’ , Albi u pa mjaft i emocionuar madje u pa të qante. Kjo ishte një situatë që u duk jashtë natyrës së tij dhe madje të gjithë mbetën të habitur. Kureshtja nuk e ka lënë të qetë dhe moderatoren Alketa Vejsiu.
Alketa e ka ngacmuar koreagrafin gjatë show-t ‘Dance with me’ e njohur duke e pyetur pse qau.
“70% e trupit të njeriut është e përbërë nga uji, loti është dukuri e natyrshme. Kjo pyetje nuk i bëhet artistit sepse artisti ka ndjenja. Nuk ishin lot qepe, ishin të vërteta”, u përgjigj Albi. / Gazeta Express/