Tech

Pse nuk duhet shikuar pornografi në telefonat mobilë?

Nëse jeni pjesë e grupit të njerëzve, të cilët “filmat për të rritur” dëshirojnë t’i shikojnë në telefonat e tyre mobilë, mund t’ju befasojë lajmi se vesi juaj nuk është aq sekret sa ju mendoni, transmeton KosovaPress.

“Shikimi i filmave pornografikë në telefonat mobilë paraqet kërcënim më të madh për sigurinë e përdoruesit se sa shikimi i pornografisë në kompjuterë”, njofton kompania teknologjike Wandera.

“Sistemet operative në telefonat e mençur, sidomos në Android, janë dukshëm më larg të sigurt sa i përket sistemit të sigurisë në kompjuterë, për shkak të një numri të madh të dobësive, të cilat hakerët shumë lehtë mund t’i keqpërdorin”, paralajmëron kompania.

Wandera ka kryer një studim, sipas të cilit 40 prej 50 faqeve më të popullarizuara pornografike janë të ndjeshme ndaj malware.

Bëhet fjalë për viruse që mund të instalohen në telefonin tuaj dhe të mbledhin të dhënat private. Vitin e kaluar kanë rrjedhë të dhënat personale të më shumë se 800.000 përdoruesve të Brazzers.

Dy ekspertë për siguri kibernetike kohë më parë arritën të zbulojnë historinë personale në ueb të tre milionë gjermanëve, përfshirë edhe personalitetet publike, si politikanët.

Përdoruesit e internetit duhet të kenë kujdes edhe në reklamat, të cilat bartin malware, si dhe e-mail të dyshimtë, të cilët përmbajnë viruse.