Partia Socialdemokrate ka hapur sot zyrat në qytetin e Mitrovicës.
Kryetari Shpend Ahmeti, koordinatori për Mitrovicën, Shkumbin Osmanaj, dhe aktivistja Aida Rushiti shprehën “rëndësinë e veçantë për ushtrimin e politikave socialdemokrate, të munguara deri tani, në komunën e ndarë në vija etnike dhe të varfëruar nga privatizimet e deindustrializimi”
“Hapja e zyrës në Mitrovicë shënon fillimin e shtrirjes dhe zgjerimit të PSD-së në rajonin e xeheve, mineraleve, sindikalizmit dhe punëtorëve”, thuhet në një njoftim të tyre, duke shtuar se interesimi i sotëm i qytetarëve për projektin politik të Partisë Socialdemokrate dëshmon jo vetëm nevojën, por edhe vullnetin e tyre për angazhim, organizim dhe mobilizim drejt transformimit të Kosovës në një Republikë zhvillimore, të mirëqenies dhe bashkëjetesës.
PSD-ja ka hapur më parë edhe zyrën në Gjilan.