Shqipëria ka bllokuar kufirin me Kosovën si pasojë e protestave tek tuneli i Kalimashit, ku tashmë janë bllokuar mbi 1000 vetura.
Zyrtarët e policisë së Kosovës te pika kufitare e Kosovës nuk po lejojnë futjen e veturave në pikën doganore të Shqipërisë, pasi që shteti shqiptar nuk po lejon kalimin e asnjë automjeti.
Veriu.info mëson se ndalesa kufitare do të vazhdoj edhe disa orë, deri në momentin kur të zgjedhet problemi me protestuesit te tuneli i Kalimashit, të cilët po e kundërshtojnë taksën rrugore prej 10 euro të vënë nga Qeveria Shqiptare.Rreth 1500 automjete me mijëra kosovarë po presin te pika doganore e Kosovës, të cilët po thonë që tash e tutje do ta vizitojnë Maqedoninë për vikende.