Disa aktivistë janë arrestuar në Francë, pasi kanë protestuar në vendvptimin ku kishte shkuar për të votuar kandidatja, Marine Le Pen.
Gjashtë anëtarët e një grupi feminist, kërcyen nga një limuzinë me maska, në kohën kur Le Pen ishte duke votuar, transmeton lajmi.net
Policia dhe forcat e sigurisë i kanë arrestuar menjëherë, duke i larguar edhe parullat e tyre.
Në Francë sot është duke u votuar për zgjedhjen e presidentit, kurse rezultatet e para priten pas orës 20:00.