Rajon & Botë

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së i quan gënjeshtra të tmerrshme akuzat se kishte kontakte të fshehta me rusët

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, i ka hedhur poshtë akuzat se ai ka qenë pjesë e marrëveshjes sekrete me Moskën për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA.
Ai i ka përshkruar akuzat si gënjeshtra të tmerrshme, transmeton Express.

Në një seancë të nxehtë e shpesh testuese para Komitetit të Inteligjencës në Senatin Amerikan, Sessions ka refuzuar t’iu përgjigjej pyetjeve rreth diskutimeve të tij me presidentin Donald Trump.

Prokurori Sessions vazhdimisht ka pohuar se nuk i kujtohen detaje të kontakteve mes fushatës së Trumpit dhe zyrtarëve rusë, përkundër pyetjeve të vazhdueshme nga senatorët demokratë.

“Kam qenë kolegu juaj në këtë organ për 20 vjet, dhe sugjerimi se unë kam marrë pjesë në çfarëdo marrëveshje të fshehtë apo se unë kam qenë i vetëdijshëm për çfarëdo marrëveshje të fshehtë me qeverinë ruse për ta dëmtuar këtë vend, të cilit i kam shërbyer me nder për më shumë se 35 vjet, apo për ta minuar integritetin e procesit tonë demokratik, është një gënjeshtër e tmerrshme dhe neveritshme,” ka thënë Sessions./Express/

the authorE B