Aktuale

Prokurori i EULEX-it në gjykimin e Limajt: Korrupsioni është kancer në Kosovë

“Korrupsioni është kancer në Kosovë”. Me këto fjalë e ka filluar prokurori i EULEX-it, Charles Hardaway, dy vjet më parë procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të MTPT-së, Fatmir Limaj, dhe me të njëjtat fjalë e ka përfunduar.

Në prezantimin e fjalës përfundimtare të martën para Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hardaway ka thënë se bindja e tij rreth korrupsionit në Kosovë është vërtetuar edhe gjatë procesit gjyqësor ndaj Limajt e të tjerëve, të akuzuar për krim të organizuar në rastin “MTPT”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndarja e tenderëve në kohën e ish-ministrit, tani zëvendëskryeministër, Limaj, sipas prokurorit, është bërë nga politika. Ai, po ashtu, ka thënë se pretendimet e të akuzuarve për politizim të këtij procesi gjyqësor deri më tani nuk qëndrojnë…

the authorE B