Tech

Prodhohet modeli i vjetër i telefonit në vlerë 3000 dollarë

Janë të shumtë ata që janë gati të vënë bast se operacioni nostalgjik i hedhur në treg nga Nokia me versionin e ri 3310 do të ketë një sukses të madh.

Mes këtyre gjejmë edhe Gresso, prodhuesi i pajisjeve dhe modeleve të limituara superluksoze, që propozon një version prej 3 000 dollarësh.

Përveç se janë më të ngjashëm me medelet e viteve 2000 në krahasim me versionin e ri, modeli Gresso 3310 është i famshëm për fortësinë e tij legjendare. Në fakt është i realizuar krejtësisht nga titan i gradës së pestë, i njëjti që prëdoret në sektorin mjekësor për prodhimin e protezave. Sipas testimeve të Gresso telefoni ka dalë pa asnjë dëmtim nga një rënie e lirë prej 10 metrash.

Telefoni do të realizohet në një seri të limituar prej 3310 njësishë.