Sport

Probleme te Reali, Brahim Diaz rebelohet për këtë arsye

Përformancat e shkëlqyeshme të Brahim Diaz po bëjnë të mendohen tifozët, mediat dhe Real Madridin nëse ai duhet të dërgohet në huazim sezonin e ardhshëm.

Siç ka raportuar Marca, Los Blancos kanë marrë tashmë vendimin për ta dërguar në një klub tjetër, por 19-vjeçari ka impresionuar me shansin e dhënë nga Zinedine Zidane.

Brahim do të preferonte të qëndronte me ekipin e parë dhe të merrte përvojë duke punuar së bashku me lojtarë të mëdhenj në vend që të kalonte një vit diku tjetër, transmeton lajmi.net.

Falë përformancave të tij të mrekullueshme në javët e fundit, tifozët e Real Madridit kanë filluar të mbështesin talentin 19-vjeçar dhe bëjnë thirrje për përfshirjen e tij në skuadër sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, ardhja e menjëhershme e Eden Hazard, pozita më e mirë e të cilit është anësor i majtë, mund të komplikonte çështjen për spanjollin.

Gjithashtu Vinicius Junior do të kthehet nga lëndimi dhe nënshkrimi i Rodrygo është një tjetër problem për Diaz.

Brahim mund të përfshihet në skuadrën e Spanjës për Kampionatin Evropian U21 në qershor – një mundësi ideale për të luajtur më shumë minuta dhe për të provuar veten për klubin. /Lajmi.net/