Sport

Probleme në Vjenë, ja çfarë u ndodhi tifozëve të Serbisë gjatë humbjes nga Zvicra

Policia në Vjenë ka arrestuar tifozë të Serbisë, gjatë ndeshjes me Zvicrën.
Tifozët e Serbisë nuk kaluan mbrëmje të qetë pas humbjes nga Zvicra me rezultat 2:1 në ballafaqimin e tyre në Kampionatin botëror.

Në Vjenë, tifozë të Serbisë, të pakënaqur me humbjen nga skuadra helvetike, janë përplasur me policinë austriake, raportojnë mediat serbe.

Katër tifozë serbë janë arrestuar për hedhje të mjeteve të forta, përcjell “lajmi.net”.

Deri te përplasja erdhi pas golit të parë të Serbisë, kur një grup i tifozëve kishin bllokuar një rrugë. Më pas ata sulmuan kujdestarët e rendit që kishin marrë kontrollin e rrugës.

Në përplasje janë dëmtuar edhe disa vetura të policisë. /Lajmi.net/