Në Evropë po luhen ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, ndërsa në pjesët tjera të botës, po luhen ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.
Kështu, shumë ndeshje interesante u zhvilluan në këto kualifikime, por në Xhibuti është luajtur për historinë e vërtetë.
Është ekipi kombëtar i Somalisë, që edhe pse nuk mund të luajë ndeshje në terrenin vendas, si nikoqir në një stadium tjetër, ka arritur të mposht Kombëtaren e Zimbabve.
Somalia festoi falë një goli nga Yakunda në minutën e 86’-të. Kjo ishte fitorja e parë në histori në kualifikimet për Kupën e Botës.
Ndërsa, kjo fitore, është e parja në të gjitha garat që nga janari i vitit 2009.
Kujtojmë se Somalia është kombëtarja më e dobët në ranglistën e FIFA-s./Lajmi.net/