Një grua është lënduar pasi që hajnat kanë hyrë në vendin e saj të punës, në një pikë të Moneygram-it.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë, sot pasdite, saktësisht në orën 12:47.
Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, drejtori i urgjencës në Prishtinë, Bujar Gashi. Sipas tij, gruaja ka marrë lëndime në hundë.