Të martën në Prishtinë, policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi që i njëjti ka futur me forcë në banesën e tij viktimën femër duke tentuar ta dhunojë.
“Viktima ka arritur të largohet ndërsa i dyshuari pasi intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Express