Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të premtën ne lagjen “Lakërishtë” të Prishtinës ka ndodhur një rast dhune. Një mashkull ka sulmuar fizikisht viktimën – femër e cila pastaj ka pranuar trajtim mjekësor.
Mashkulli i dyshuar është intervistuar nga policia dhe më pas është dërguar në mbajtje, transmeton Express.
“Lagjja “Lakërishtë” Prishtinë, më 11.05.2017-22:10h. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pasi është intervistuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bazuar në statistikat e policisë raste të dhunës shënohen çdo ditë në Kosovë ndërsa viktimat janë pothuajse të gjitha femra.