Policia gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar dy persona për posedim të marihuanës.
“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 06.10.2017-12:20. Raportohet se gjatë kontrollit të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 2.9 gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia në raportin 24 orësh, përcjellë Indeksonline.
Ndërkaq, policia dje ka arritur të arrestojë një person që dyshohet se ka kryer një vjedhje më 29.09.2017. Ai është dërguar në mbajtje./Indeksonline/