Në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull pasi i kishte sulmuar fizikisht vajzën dhe gruan e tij.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij, derisa ishte në gjendje të dehur.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaExpress