Klubi i Prishtinës përmes një postimi në Facebook iu ka kërkuar falje tifozëve të saj për humbjen e thellë që pësoi ndaj Norrkopingut, me rezultat 5:0, ndërsa i ka falënderuar për përkrahjen e madhe.
“FC Prishtina u kërkon falje të gjithë adhuruesve të saj për rezultatin e ndeshjes së sotme. Po ashtu, falënderim të jashtëzakonshëm tifozëve tanë të mrekullueshëm, për përkrahjen e pandalur gjatë tërë ndeshjes”, thuhet në komunikatën e Prishtinës.
“ Ju premtojmë, që do të punojmë që të përmirësohemi e sërish t’iu gëzojmë. Do të bëjmë përpjekje maksimale që nga ky rezultat të nxjerrim mësim e të dalim më të fortë. Na falni! Ju faleminderit për përkrahje. Jeni më të mirët”, përfundon komunikata e bardh e kaltërve.