FC Prishtina ka shënuar fitore ndaj Gjilanit me rezultat 2:1 në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll
Skuadra e Prishtinës ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll, duke mposhtur Gjilanin me rezultat 2:1.
Golat për vendësit i shënuan Mankenda dhe Januzi, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi gëzim Rusi.
Pas kësaj fitoreje Prishtina kthehet në vendin e dytë më 31 pikë, dy më pak se sa Llapi në vendin e parë, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e shtatë me 25 pikë. /Express/