Sport

Prishtina e nis kampionatin me fitore

Prishtina e ka nisur në mënyrë bindëse Superligën e Kosovës në futboll në ndeshjen hapëse kundër Llapit.

Prishtina e mposhti Llapin me rezultat 3:1, në një ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Prishtina dominoi ndeshjen duke krijuar shumë mundësi me anë të të cikave do të mund ta thellonte rezultatin edhe më shumë.

Golat për Prishtinën u shënuan nga Shend Kelmendi, Ahmed Januzi, dhe Gauthier Mankenda, përderisa golin e vetëm për llapjanët e shënoj Egzon Sinani.