Prishtina i ka fituar tri pikë me lehtësi në javën 23-të në Superligën e Kosovës.
Prishtina e ka mposhtur 3 me 0 Flamurtarin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Çështja e fituesit u zgjidh qysh në pjesën e parë, atëherë kur prishtinasit shënuan dy gola, raporton lajmi.net.
Prishtina kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 16’-të me anë të Meriton Korenicës, gjersa Mario Morina e dyfishoi epërsinë shtatë minuta më vonë.
Korenica ishte tejet i disponuar, duke arriti që ta vuloste fitoren e kryeqytetasve për 3 me 0 (56’).
Pas javës së 23-të, Prishtina renditet në vendin e dytë me 50 pikë, pesë më pak se Feronikeli që gjendet në të parin. /Lajmi.net/