Prishtina e ka fituar derbin kryeqytetit në futboll, duke e mposhtur Flamurtarin me rezultat 2:0 në stadiumin “Xhemajl Ibishi”.
Kjo fitore e ngrit Prishtinën në pozitën e dytë me vetëm tre pikë më pak së Drita e vendit të parë, njofton Klan Kosova.
Pas 26 xhirosh të zhvilluara, Drita është liderë e Vala Superligës me 50 pikë. Prishtina renditet e dyta me 47 pikë, ndërsa Liria e treta me 43 sosh. Pjesën e fundit të tabelës e mbyllin Besa me 18 pikë, Flamurtari me 15 dhe Vllaznia e Pozharanit me vetëm 14 sosh është kandidatja kryesore për të rënë nga elita e futbollit tonë.
Kronikë nga Jon Ajeti.