Sport

Prishtina e Feronikeli marrin eurot e UEFA-s (Foto)

Prishtina dhe Feronikeli kanë marrë çeçet nga UEFA si shpërblim për arritjet e tyre gjatë sezonit që lamë pas, përcjell Gazeta Express.

Feronikelit ka përfituar 220 mijë eurove, ndërsa Prishtina 215 mijë euro nga UEFA, këtë ekanë bërë të ditur FFK’ja përmes një konference për media me rastin e dorëzimit të çeçeve nga UEFA, për skuadrën kampione të Kosovës KF Feronikeli dhe fituesin e kupës së Kosovës FC Prishtina.

Me këtë rast nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, theksoi se falë angazhimit dhe këmbëngulësisë të presidentit ë FFK-së, Fadil Vokrri dhe KE, “sot po ua dorëzojmë çeçet nga UEFA si shpërblime për këto dy skuadra, ndonëse nuk kishin arritur të licencohen për garat evropiane”.

“FFK-ja është e lumtur që ka arritur të sigurojë këtë shumë për klubet që është një ndihmë e madhe në këtë kohë kur kanë nevojë edhe më shumë. Ne besojmë se vitin që vjen klubet tona do të licencohen dhe do të kenë edhe shpërblimet e tyre dhe jo vetëm kaq”, deklaroi Ademi.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu vuri në dukje edhe njëherë kriteret për licencim të klubeve dhe FFK-ja do të hartojë edhe një rregullore të re për licencimin e klubeve dhe do të shpërndahet klubeve që të përshtatemi sa më mirë në të ardhmen.

Duke e pranuar çekun kryetari i klubit  KF ”Feronikeli”, Ekrem Elshani falënderoi kryetarin Fadil Vokrri dhe FFK-në për këtë angazhim të tyre: “Ne sot i kemi këto mjete fal FFK’së dhe ne do t’i shfrytëzojmë për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve në klub. Unë besojë se ky ishte një mësim që besojë se do të na ndihmojë për vitin tjetër që të jemi të gatshëm”.

Derisa, nënkryetari i klubit FC ”Prishtina”, Afrim Muqiqi, theksoi se “kjo është një e mirëseardhur për klubin tonë, ndaj falënderoj kryetarin Vokrri dhe sekretarin Salihu që u angazhuan që ne sot t’i gëzojmë këto mjete. Por, ne nuk duhet të  kënaqemi me kaq, por duhet të punojmë që vitin tjetër të i dyfishojmë këto shuma”.

Të kujtojmë se klubi i Feronikelit ka përfituar shumën prej 220 mijë eurove, ndërsa Prishtina me 215 mijë euro. /Express/