Sport

Prishtina dështon në Ferizaj, Drenica mund Trepçën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të IPKO Superligës së Kosovës pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare
Sot, te premten ishin në orar dy ndeshje, ajo në mes të Ferizajit dhe Prishtinës dhe Drenicës me Trepçën 89.

Prishtina është ndalur për herë të dytë këtë sezon nga Ferizaji, përsëri me rezultat 0-0 ashtu siç kishte ndodhur në Prishtina para një muaji.

Prishtina e pati posedimin e topit por djemtë e Afrim Toverlanit arritën që ta marrin edhe një pikë të vlefshme kundër Prishtinës, për të vazhduar kështu luftën për të mbetur në ligë.

Nga ana tjetër, Drenica priti në shtëpi Trepçën 89, një ndeshje po ashtu kjo për të mbetur në ligë.

Drenica arriti të një fitore e rëndësishme pasi që mposhti Trepçën 3-0, me golat e Arsen Sykajt në minutën e 15’të dhe Edon Pasomas në minutën e 49’të. Krejt në fund Drenica shënoi edhe një gol i cili e ngriti këtë skuadër në vendin e shtatë më 21 pikë.

Prishtina, me këtë barazim rrezikon ta humbet vendin e parë pas dy jave që ishte kthyer nëse Ferronikeli e mposht Dritën në Gjilan në ndeshjen që pritet të zhvillohet të dielën në ora 13:30.

Prishtina ka 27 pikë pas këtij barazimi. /GazetaExpress/

the authorBurbuqe Metolli