Sot në Mbretërinë e Bashkuar po zhvillohet dasma e vitit.Të gjithë të ftuarit e dasmës kishin arritur më parë dhe tashmë në altar erdhi edhe anëtarja e re e familjes mbretërore.Ashtu siç kishte njoftuar Pallati Kensington, Meghan u përcjell tek altari nga Princi Charles.
Meghan Markle ka veshur fustanin e bardhë, të thjeshtë, por me elemente që e përbëjnë veshjen e familjes mbretërore, ndërsa Princi me veshjen tradicionale.
Ata premtuan se do qëndrojnë së bashku në të mirë e në të keq, dhe do ti qëndrojnë besnik njëri-tjetrit.