Askush në Familjen Mbretërore nuk dëshiron të bëhet mbret apo mbretëreshë, ka thënë princ Harry për një revistë amerikane.
Ai ka theksuar: “Ne do t’i kryejnë obligimet tona në kohën e duhur,” transmeton Express.
“A ka dikush në Familjen Mbretërore që dëshiron të bëhet mbret apo mbretëreshë? Nuk ma ha mendja,” ka thënë ai për Newsweek.
Po ashtu, ai ka thënë se mbretërorët e bëjnë një gjë të tillë për të mirën e njerëzve.
Princ Harry ka folur edhe për ecjen në varrimin e nënës së tij, princeshës Diana, në moshën 12-vjeçare, duke thënë se asnjë fëmije nuk duhet t’i kërkohet ta bëjë një gjë të tillë./Express/