Tech

Prezantohet Volkswagen up! GTI me 113 kuajfuqi

Volkswagen up! GTI është lansuar zyrtarisht dhe do të debutojë në festivalin Worethersee GTI gjatë javës së ardhshme në Austri, transmeton koha.net.

Volkswagen up! GTI ka motorin 1.0 litërsh me tre cilindra turbocharged që prodhon 113 kuaj fuqi.

Fuqia e motorit dërgohet nëpërmes rrotave të para, ka marsh me gjashtë shpejtisë.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 8.8 sekonda para se ta arrij shpejtësinë maksimale prej 196 kilometra në orë.

VW nuk ka treguar se kur do të dalë në treg up! GTI i ri, e që do të prezantohet javën e ardhshme, ndërsa as çmimi i tij nuk është zbuluar.

the authorE B