Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet për familjen Çapriqi.
Ai ka thënë se humbja e Çapriqit është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe institucionet arsimore dhe kulturore.
Ky është postimi i plotë:
“Vdekja e hershme e krijuesit, pedagogut dhe intelektualit Basri Çapriqi është humbje e madhe për familjen, miqtë, institucionet arsimore dhe kulturore, ku ai dha një kontribut të çmuar. Ngushëllimet më sinqerta familjes Çapriqi”.