Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Ai ka kërkuar që të zbardhët kjo vrasje sa më shpejt.
I pari i vendit thotë se dënon fuqishëm, vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri e vendit, Oliver Ivanoviq.
Përmes një positimi në Facebook, Presidenti Thaci ftoi organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë.
“Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje”, ka shkruar i pari i vendit.
Mëngjesin e sotëm. Ivanoviq po shkonte në zyrën e tij, kur u sulmua nga një makinë në lëvizje. Ishin katër plumba fatal për kreun e kësaj partie në Veri.
Derisa po transportohej për në spital, Ivanoviq nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Në sallën e operacionit ai u fut pa shenja jete. /Express/