Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka lavdëruar transferimin e ri, Neymarin, që e cilëson si një ndër më të mirin në botë.
“Është gëzim dhe krenari t’i urojmë mirëseardhje Neymar Juniorit”, tha fillimisht Nasser Al-Khelaifi.
“Neymar Jr është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Mentaliteti i tij fitues, karakteri i fortë dhe lidershipi e ka bërë atë një lojtar të shkëlqyer”.
“Për gjashtë vite, kemi punuar shumë dhe kemi ndërtuar një projekt shumë ambicioz që pothuajse na ka dërguar në nivele të larta të futbollit evropian. Me ardhjen e Neymar, jam i bindur se do të arrijmë edhe më shumë, si dhe me mbështetjen e tifozëve, ëndrrat do të bëhen realitet”, deklaroi mes tjerash Nasser Al-Khelaifi. /Gazeta Express/