Rajon & Botë

Presidenti i Polonisë e nënshkruan projektligjin kontrovers përkundër protestave

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e ka nënshkruar një projektligj të miratuar nga partia në pushtet (PiS), duke i dhënë pushtet ministrit të Drejtësisë të emërojë dhe shkarkojë kryetarë gjykatash të juridiksionit të përgjithshëm në vend.

“Presidenti e ka nënshkruar projektligjin e 12 korrikut,” ka thënë zëvendës-shefi i presidencës në uebsajtin e presidencës, transmeton Express.

Protestuesit opozitarët kërkuan dje nga Duda të mos e nënshkruajë projektligjin, pasi ai përdori veton kundër dy nga tri projektligjeve për reforma në gjyqësor të miratuara nga parlamenti./Express/

the authorE B