Sport

Presidenti i Monacos tregon se ku do të luajë Mbappe edicionin e ardhshëm (Foto)

Princi Albert II i Monacos ka folur për të ardhmen e sulmuesit Kylian Mbappe, për të cilin tha se dëshiron të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm
Paraqitjet e mira këtë edicion me Monacon, kanë bërë që shumë skuadra të mëdha të interesohen për francezin, Kylian Mbappe.

Skuadra favorite për të nënshkruar me Mbappe është Real Madrid, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane, i cili e sheh si zëvendësues ideal të Benzemas.

Por, presidenti i Monacos, Princi Alberti II insiston se lojtari dëshiron të qëndrojë edhe edicionin e ardhshëm, ani pse nuk jep asnjë garanci.

“Nuk kam përgjigje përfundimtare, por mund të them se Mbappe dëshiron të qëndrojë në Monaco. Nuk është sekret që babai i Mbappe po ashtu dëshiron që djali i tij të qëndrojë në Monaco”, tha Alberti II për Canal +.

“Mund të ketë lëvizje në minutën e fundit dhe këtë unë nuk e dijë, por sot për sot, ai do të jetë me ne edhe edicionin e ardhshëm”.

Kujtojmë se Monaco e vlerëson Mbappen 100 milionë euro, shifër kjo rekorde për një lojtar 18 vjeçar. /Express/