Sport

Presidenti i gëzohet golit të parë të Kosovës, lëvdon futbollistët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka mundur ta përmbajë gëzimin pas golit që shënoi Valon Berisha për Kosovën kundër Finlandës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2018.

“Goool! Bravo djema! Goli i parë ndonjëherë i Kosovës”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Presidenti ka vlerësuar futbollistët edhe për performancën e tyre. “Lojë e shkëlqyeshme e ekipit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social.

Rezultati aktual në ndeshjen Finlanda-Kosova është 1-1.