Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka qenë mjaft i ashpër në deklaratat e tij në lidhje me militantët e ISIS.
I famshëm për fushatën e tij të egër kundër përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, ku ka vrarë 3000 persona nga ky grup, tashmë retorika e tij ka kaluar edhe te militantët e ISIS ku i paralajmëroi se ai mund të jetë 50 herë më shumë brutal se ata.
Por retorika e tij mesa duket është bërë konkrete pasi Presidenti i Filipineve urdhëroi trupat e tij ushtarake të vrasin militantët myslimanë, që fshihen pas një sulmi në provincën Bohol duke i quajtur kafshë.
“Nëse doni që unë të kthehem në kafshë, jam i mësuar me këtë. Mund të bëhem 50 herë më i keq se ju. Nëse me bini një terrorist të gjallë, më sillni kripë dhe piper se do t’i ha mëlçinë. Është e vërtetë që e bëj nëse me nevrikosin,” tha Duterte shkruan agjencia amerikane e lajmeve ABC News.