Sport

Presidenti i Federatës së Argjentinës shpërthen në lot pasi takoi Messin

Chiqui Tapia, presidenti i Federatës së Argjentinës, ka falënderuar Lionel Messi për kualifikimin e skuadrën në Botërorin “Rusia 2018”

Lionel Messi, me tre gola të shënuar ndaj Ekuadorit (1:3), ka arritur ta kualifikoj Argjentinën në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Pas ndeshjes, presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Chiqui Tapia e ka pritur yllin e Barcelonës para zhveshtorës, shkruan Express.

I përlotur për këtë sukses, Tapia e ka përqafuar Messin dhe e ka falënderuar për kontributin e dhënë për skuadrën e Argjentinës deri më tani. /Express/