Hoeness ka zbuluar se pesë lojtarë ishin kundër Ancelottit dhe shkarkimi i italianit ishte tashmë diçka e pritshme.
Bayern Munichu ka shkarkuar Carlo Ancelottin pas humbjes 3:0 nga Paris Saint Germaini në Ligën e Kampionëve.
Por, kjo nuk ishte arsyeja kryesore pse ish trajnerit të Real Madridit iu tregua dera.
Ancelotti nuk e nisi mirë sezonin dhe përveç rezultateve jo pozitive, ai prishi raportet edhe me lojtarët, që duket të jetë arsyeja kryesore pse është shkarkuar italiani.
Tashmë një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit, Uli Hoeness.
“Shkarkimi nuk erdhi vetëm prej ndeshjes. Situata nuk ishte e riparueshme, Ancelotti kishte 5 lojtarë kundër”, u shpreh Hoeness. /Gazeta Express/