Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas Lionel Messi do të përfundojë karrierën në ‘Camp Nou’.
Ky regim i katalanasve vjen menjëherë pas lajmit të përditshmes madrilene “Marca” e cila me burimet e saj tha se argjentinasi ka refuzuar kontratën me katalanasit.
“Ne jemi të bindur se Messi do të përfundojë karrierën në Barcelona, siç duhet të ndodhë. Ai është lideri ynë dhe ne jemi shumë të relaksuar rreth rinovimit të kontratës me të”, tha Bartomeu gjatë prezantimit të sponsorit të ri.
Tags:lionel messi