Sport

Presidenti i Barcelonës: Dybala është lojtar i shkëlqyer por…

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e pranon se ylli i Juventusit, Paulo Dybala, është lojtar i shkëlqyer, por insiston se është i lumtur me ekipin që e ka në dispozicion.

Bartomeu është kritikuar shumë për shkak të mungesës së transferimeve pasi që e shiti Neymarin te Paris Saint=German, transmeton Express.

Ai, megjithatë, sugjeroi se Barça nuk do të kërkojë ta zëvendësojë brazilianin me Dybalan për shkak të respektit të madh që ka për Juventusin.

“Si e shoh Dybalan? Ai është lojtar i shkëlqyer, por ne jemi të lumtur me ekipin që e kemi”, ka thënë ai.

“Ai po ashtu është lojtar i Juventusit, dhe ne kemi respekt të madh për Juventusin dhe presidentin e tij Andrea Agnelli”, ka shtuar ai. /Express/