Klubet e Premierligës kanë votuar për të ndryshuar dritaren e transferimit të verës për ta sjellë atë në përputhje me pjesën tjetër të Evropës.
Për dy sezonet e kaluara, merkatoja e verës në Angli është mbyllur një ditë para se të fillonte kampionati elitarë.
Në një deklaratë, Premierliga tha se afati është ndryshuar në “pikën tradicionale në fund të gushtit / fillim të shtatorit”, përcjell lajmi.net.
Data e mbylljes së vitit 2020 do të jetë 1 shtator në orën 18:00 .
Votimi u mor në një takim të aksionarëve të Premierligës në Londër të enjten.
Kjo u arrit pas ankesave të shumta të menaxherëve të klubeve angleze. /Lajmi.net/