ShowBiz

Premierë: “Gabime”, dueti i Gjikos dhe Norës që premton të bëhet hit (Video)

Gjiko dhe Nora Istrefi kanë lansuar bashkëpunimin e titulluar “Gabime” që premton të shndërrohet në hit.

Projekti është realizim i produksionit RedBox, ndërsa njeriu i hiteve Big Bang (Arbër Gjikolli) qëndron prapa kësaj kënge.

Për realizimin e videoklipit është kujdesur Valon Aziri, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Gjiko.

Kujtojmë që ditë më parë, Nora solli bashkëpunimin me bashkëshortin e saj Robert Berisha, “Ska Inatë”, që për katër ditë ka arritur mbi 1.6 milion shikime në YouTube.

Ndërkohë, edhe projekti i mëparshëm i Gjikos ka qenë bashkëpunim me Skerdin. “Faje” që është publikuar në fillim të muajit qershor, numëron afro 5.8 milionë shikime deri më tani në YouTube. /Telegrafi/

the authorE B