Sport

Premier Liga më e forta në botë

Antonio Conte beson që kampionati anglez është më i vështiri.

Brenda vetëm një muaji, trajneri italian fitoi besimin e drejtuesve dhe tifozëve të Chelseat me rezultat mahnitëse, duke drejtuar ekipin drejt kreut të tabelës në Premier Ligë.

Conte mendon që kampionati anglez është më i forti dhe më i vështiri pasi që konkurrenca është shumë e madhe me të gjitha ekipet pjesëmarrëse, transmeton KosovaPress.

“Jam shumë i kënaqur me futbollistët e mi. Vendi i parë nuk është vetëm një shpërblim për punën që po bëjmë, por edhe një tregues se jemi në rrugën e duhur”.

“Gara për titullin e kampionit në Premier Ligë përbëhet nga gjashtë skuadra dhe njëra prej tyre do të fitojë në fund. Mendoj se ky edicion është një prej më të vështirëve në historinë e Premier Ligës”.

“Të kesh përballë skuadra si, Arsenal, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham, tregon për cilësinë që ka kjo ligë”.

“Nuk ka asnjë kampionat që ka cilësinë e këtij të Premier Ligës”, ka përfunduar Conte.

Chelsea ka një seri prej gjashtë fitoreve rresht ku nuk ka pranuar asnjë gol.