Një shqiptar dhe e dashura e tij greke arrestohen nga policia në Selanik për posedim të lëndëve narkotike.
Në banesën e 28 vjeçarit shqiptar në rajonin e Selanikut në Greqi u gjetën rreth 8 kg e 341.6 gram drogë të llojit kanabis të papërpunuar si dhe 262.7 g kokainë.
Lënda narkotike do të trafikohej në Maqedoninë Qendrore në Greqi.
Arrestimi i shqiptari erdhi pasi ju kap 45 gram kanabis dhe më pas u zhvillua kontroll në banesën e tij.
Të rinjve u janë sekuestruar edhe 550 euro si dhe një bllok ku shënonin listën e transaksioneve të drogës. Autorët u dërguan pranë prokurorisë së Selanikut.