Aktuale

Pozita e opozita nuk kuptohen, bllokohet Kuvendi

Shefat e Grupeve Parlamentare nga PDK dhe LDK kanë dalë me deklaratë, duke treguar se nuk është arritur asnjë marrëveshje në mes opozitës dhe pozitës.

Nga LDK’ja Avdullah Hoti tha se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli po e bllokon Kuvendin, siç thotë ai, për shkak që Kadri Vesli po e bllokon Kuvendin.

Kurse, nga PDK’ja Memli Krasniqi tha se opozita në asnjë mënyrë nuk është pajtuar që të gjendjet një mënyrë që seanca të vazhdojë. PDK po e fajëson opozitën për bllokadën e seancave.

“Seancat e jashtëzakonshme do të caktohen në ditët në vijim, ndërsa një seancë e mundshme është ajo e moçmja që ka mbetur në gjysmë”, tha Krasniqi.

Ai tha se propozimi i PDK’së ka qenë që në një seancë të përbashkët të diskutohet për të gjitha pikat, por kjo është refuzuar.

“Gjithashtu kemi propozuar rezoluta konkurruese, në një seancë , pra të shohim se cila rezolutë të merr më shumë vota dhe ajo të vendoset… edhe kjo është refuzuar”, ka treguar Krasniqi.

“Nuk ka asnjë vullnet, që të arrihet një marrëveshje”

Krasniqi tha se opozita ka refuzuar që presidenti të shkojë vetë në dialog, por ata tani po ia mundësojnë vetë presidentit të shkojë.

Gjithashtu, Krasniqi tregoi se seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 13 shator./Express/

the authorE B