ShowBiz

Poshtë kullës Eiffel dy personazhet e njohur “shpërndajnë” dashuri!

Janë një nga çiftet e aktorëve shqiptar më karizmatik.

Në fakt aktori Romir Zalla njihet mjaft edhe për shkak të kohës së gjatë dhe roleve të shumta që ka patur në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, ndërsa sot drejton emisionin e tij “Garderobë”.

Edhe bashkëshortja e tij Suela Bako është gjithashtu aktore dhe regjisore mjaft e njohur në teatër dhe film, e vlerësuar shpesh me çmime.

Mëngjesin e sotëm Romiri i ka uruar ditëlindjen Suelës përmes një postimi në rrjete sociale. Ata shfaqen poshtë kullës Eiffel në Paris, ndërkohë që fjalët e Romirit për të shoqen janë mjaft të ngrohta.

“Amon nona vet sot ka ditëlindjen. Shpirti im qofsh e lumtur, e qeshur e plot dritë deri sa të mbushësh 1000 vjeç,”-përfundon aktori i njohur mjaft edhe me rolin e “Llambit”./Gazeta Express/

the authorE B